Na Telefononi: +355 4 22 68 048

    You are here

    • You are here:
    • Home > Profili i Shoqërisë

Profili i Shoqërisë

BOZO & ASSOCIATES

Studio ligjore BOZO & Associates mbulon një fushë të gjerë ekspertize me profesionistë dhe partnerë të cilët gëzojnë eksperiencë në këshillimin ligjor që prej vitit 1992.

Ne ofrojmë shërbime të posaçme për klientë dhe shoqëri të ndryshme në nivel vendas dhe ndërkombëtar të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Shqipëri dhe kërkojnë asistencë të përzgjedhur dhe konsulentë të kualifikuar për një këshillim në vazhdimësi dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

BOZO & Associates ka ofruar konsulentë ligjorë kombëtar dhe konsulentë ligjorë ndërkombëtar për IFC, Bankën Botërore, UNDP, BERZH, etj. Gjithashtu, jemi përzgjedhur nga projekte të ndryshme të financuara nga Bashkimi Evropian për hartimin e analizave ligjore, gap analysis, akteve ligjore dhe nënligjore në përputhje me Direktivat e BE-së, si dhe për të garantuar asistencë ligjore ndaj organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

Misioni ynë parësor është të kuptojmë interesat dhe objektivat e klientëve tanë dhe të propozojmë zgjidhje të posaçme me anë të të cilave mund të arrijmë dhe të tejkalojmë pritshmërinë e tyre.

BOZO & Associates ofron eksperiencë dhe ekspertizë të thelluar në ndjekjen e investimeve të huaja në gjithë hallkat dhe kompleksitetin e legjislacionit kombëtar. Ne ofrojmë ndaj investitorëve të huaj konsulencë ligjorë, financiare dhe në fushën e tatimeve për gjithë procedurën e themelimit të shoqërisë, si dhe kryejmë për llogari të tyre procedurat e aplikimit deri në përfundim të regjistrimit të shoqërisë pranë Qendrës së Regjistrimit Kombëtar.

Stafi është angazhuar në vazhdimësi për të garantuar shërbime ligjore me cilësi dhe gatishmëri të plotë në respekt të standardeve të integritetit dhe përkushtimit.


Fushat e Ekspertizës

BOZO & Associates ofron shërbime profesionale për fushat e ekspertizës si më poshtë: 

  • Kompani dhe shërbime tregtare
  • Bashkimi dhe shndërrimi i shoqërive
  • Koncesionet dhe Prokurimet Publike
  • Energji, naftë dhe gaz
  • E drejtë mjedisore
  • Punësim dhe Imigracion
  • E drejta e familjes
  • Teknologjia e Informacionit
  • Të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat e autorit
  • Pasuritë e paluajtshme
  • Regjime tatimore dhe impakti fiskal
  • Zgjidhja e Mosmarrëveshjeve
  • E drejtë detare
  • Mbledhje Borxhi
  • Projekte dhe analize ligjore