Na Telefononi: +355 4 22 68 048

    You are here

Pasuritë e Paluajtshme

Në ditët e sotshme tregu i pasurive të paluajtshme po bëhet gjithnjë e më i sofistikuar, dhe si rrjedhim dhe transaksionet janë gjithnjë e më komplekse.

Me një rrjet ekspertësh të kësaj fushe, kemi përkushtimin dhe njohuritë për të udhëhequr drejt zgjidhjeve efikase klientët tanë gjatë vështirësive me të cilat ata mund të përballen.

Asistojmë klientët tanë për çështjet e pasurive të paluajtshme duke përfshirë shit-blerje, qira, hipoteka, garanci ose barra siguruese.

Praktikat tona përfshijnë:

  • Këshillim mbi rishqyrtimin e titujve dhe barrëve mbi pasuritë e paluajtshme në Zyrën e Regjistrit të Pasurive të Paluajtshme;
  • Hartim i Kontratave, Marrëveshjeve, Akteve dhe dokumente të tjera ligjore;
  • Vlerësimi i të drejtave të pronësisë, konsulencë dhe ndjekje e procedurave për ndryshimin e destinacionit të tokës,
  •  Konsulencë ligjore për shpronësimet, përgatitja e dokumentacionit dhe aplikimet e nevojshme në varësi të statusit të tokës, marrëdhënia dhe negociata me pronarët.