Na Telefononi: +355 4 22 68 048

July 2015

Kompani dhe shërbime tregtare

Albanian

Veprimtaria tregtare është fokusi ynë. Të vetëdijshëm për rëndësinë që ka çdo lloj marrëveshje tregtare nga më e zakonshmja deri tek ato më komplekset, formulojmë strukturën e duhur për mbrojtjen maksimale të interesave të klientëve tanë.

Eksperienca jonë në këtë fushë mbulon gjithë gamën e shërbimeve,  duke filluar nga regjistrimi i një shoqërie, dege ose zyrë përfaqësimi, ndryshimi i formës ligjore deri në ndjekjen e procedurave te likuidimit dhe falimentimit.

Bashkimi dhe shndërrimi i shoqërive

Albanian

Sipërmarrja e përbashkët dhe blerjet kanë qenë gjithmonë zgjedhje strategjike shumë e rëndësishme për organizatat, kompanitë e ndryshme dhe institucionet financiare.

Me ekspertizën tonë mbulojmë gjithë gamën veprimeve në këtë fushë dhe ofrojmë këshillim strategjik në veçanti për transaksionet ndërkufitare.

Përdorim eksperiencën tonë për t’i ofruar një tablo sa më të qartë klientëve tanë në lidhje me rreziqet dhe vështirësitë që mund të përballin përgjatë procesit të bashkimit ose shndërrimit.

Praktikat tona përfshijnë:

Koncesionet dhe Prokurimet Publike

Albanian

Kontratat publike konsiderohen me shumë interes nga operatorët e biznesit, por duhet kuptuar se marrëdhëniet tregtare me subjektet publike janë mjaft të ndryshme nga ato me kompanitë private.

Procedura që përdoret kryesisht nga autoritetet publike për prokurimin publik ose për koncesionet është tenderimi dhe rregullat e këtij procesi kanë një rrol shumë të rëndësishëm për operatorët e biznesit.

Energji

Albanian

Siguria e furnizimit me energji dhe reduktimi i vazhdueshëm i burimeve natyrore janë disa ndër sfidat kryesore me të cilat po përballen qeveritë në mbarë botën.

Masat e marra për përmirësimin e politikave në lidhje me shfrytëzimin sa më efikas të burimeve natyrore duke mbrojtur mjedisin kanë bërë të mundur që operatorët e kësaj fushë të përballen me kërkesa komplekse dhe sfiduese.

Mjedisi

Albanian

Burimet natyrore, si mineralet, pyjet, uji, toka dhe ajri përbëjnë bazën e mirëqenies ekonomike të shoqërisë botërore, por ato po përdoren në mënyrë më të shpejtë në krahasim me mundësitë e rigjenerimit të tyre.  

Strategji afatgjata janë ndërmarrë kudo për të minimizuar impaktin mjedisor, ku pjesë kryesore zë ndryshimi i procedurave dhe legjislacionit. Përmbushja e kërkesave mund të jetë një sfidë për operatorët e biznesit pasi këto ndryshime prekin aktivitetin e tyre të përditshëm. Gjithashtu një detyrë e rëndësishme është të sigurohet pajtueshmëria me kërkesat ligjore.

Punësim dhe Imigracion

Albanian

Si në gjithë shtetet e tjera, ligjet në lidhje me punësimin pësojnë ndryshime të shpeshta nisur nga politikat e reja që ndërmarrin qeveritë për zhvillim dhe për qasje të re ndaj punësimit, e cila të jetë sa më e drejtë dhe në garantim të kushteve sa më korrekte të punës.

E drejta e familjes

Albanian

Marrëdhëniet familjare, rregullohen nga një shumëllojshmëri çështjesh duke përfshirë këtu martesën, divorcin, adoptimin e një fëmije, etj.

Asistenca jonë në këtë fushë delikate, ndihmon përmes proceseve të ndryshme duke synuar arritjen e rezultateve sa më të drejta.

Praktikat tona përfshijnë:

Teknologjia e Informacionit

Albanian

Sektori TI është ndër sektorët me zhvillimet më të shpejta. Kjo sjell për operatorët e këtij biznesi përballje me kërkesa gjithnjë e në rritje dhe ndryshime në legjislacionin përkatës.

Ekipi ynë kombinon njohuritë në një sërë fushash për të arritur drejt një qasje të vetme që ofron zgjidhjen më optimale në transaksionet e përfshira në sektorin e TI.

Bazuar në përvojën e ekspertëve tanë, këshillimi mbulon gamën e plotë të transaksioneve të fushës së teknologjisë së informacionit.

Praktikat tona përfshijnë:

Pronësia intelektuale & Të drejtat e autorit

Albanian

Ekipi ynë i Pronësisë intelektuale ofron konsulencë dhe zbaton projekte të fokusuar në përdorimin dhe zbatimin sa më efikas të të drejtave të pronësisë intelektuale. Asistojmë klientët tanë për transaksionet e mundshme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar me ndikim në të drejtat e tyre mbi markat / patentat e regjistruara.

Ofrojmë njohuritë tona, duke i kuptuar sfidat e tregut në një mjedis në evolucion të vazhdueshëm teknologjik.

Pasuritë e Paluajtshme

Albanian

Në ditët e sotshme tregu i pasurive të paluajtshme po bëhet gjithnjë e më i sofistikuar, dhe si rrjedhim dhe transaksionet janë gjithnjë e më komplekse.

Me një rrjet ekspertësh të kësaj fushe, kemi përkushtimin dhe njohuritë për të udhëhequr drejt zgjidhjeve efikase klientët tanë gjatë vështirësive me të cilat ata mund të përballen.

Asistojmë klientët tanë për çështjet e pasurive të paluajtshme duke përfshirë shit-blerje, qira, hipoteka, garanci ose barra siguruese.

Praktikat tona përfshijnë:

Pages