Na Telefononi: +355 4 22 68 048

BOTIMI 12/14 | DECEMBER | 2014 - PAKETA FISKALE 2015

BOTIMI 12/14 | DECEMBER | 2014 - PAKETA FISKALE 2015

Kjo newsletter është përgatitur me qëllim që t’Ju informojë mbi ndryshimet më të fundit që kanë ndodhur në lidhje me tatimet dhe taksat, pas miratimit të Paketës Fiskale 2015, nga Parlamenti, në datë 27 Nëntor 2014.

Kjo Paketë Fiskale do të sjellë efektet dhe hyn në fuqi në datë 1 Janar 2015.

Ju informojmë se, ndryshimet më të rëndësishme që mund të prekin aktivitetin e biznesit Tuaj në Shqipëri, kategorizohen si më poshtë: 

I. Në lidhje me Tatimin mbi të ardhurat:

Ligji nr.156/2014, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar” sjell këto ndryshime:

Do të përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat personale edhe:

1) Kontributet e bëra nga punëdhënësi ose çdo kontribues tjetër, përsa i përket fondit të pensionit vullnetar .

2) Kthimi i investimit, përfshirë fitimet nga kapitali prej investimeve të kryera me asetet e fondit të pensioneve.

Kështu kontributet e bëra nga punëdhënësi në emër të punonjësve të tij do të konsiderohen si shpenzime të zbritshme për qëllim të tatimit mbi fitimin deri në limitin e përcaktuar nga ligji nr.10197/2009 për pensionet vullnetare.

  •  Rritet % e tatimit mbi të ardhurat nga 10% në 15% për:
    • dividendet, të ardhurat që rrjedhin nga fitimi ortakut, interesat nga huatë, depozitat ose kontratat e ngjashme;
    • kalimin e së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme.
  •  Rritet edhe % e tatimit në burim, nga 10% në 15 %.
  •  Nuk konsiderohen më si shpenzime të zbritshme për individët:
    • Kontributet vullnetare për pension, për jetën apo shëndetin të derdhura nga vetë individi. 
    • Taksa e ndërtesës.
  • Përjashtohet nga tatimi mbi fitimin Fondi i pensionit vullnetar.
  • Përsa i përket amortizimit, do të njihet tërësisht si shpenzim i zbritshëm i periudhës tatimore:
    • Ndërtesat, konstruksionet dhe makineritë në rastin kur vlera e mbetur e aktivit në fillim të periudhës tatimore është më e vogël se 3% e kostos historike të këtij aktivi.
    • Aktivet e tjera, nëse vlera e mbetur e aktivit në fillim të periudhës tatimore është më e vogël se 10% e kostos historike të këtij aktivi.

Deri në Prill 2015, ngarkohet KM të nxjerrë aktet normative që do të përcaktojnë normativat për firot, humbjet, dëmtimet dhe skarcot gjatë prodhimit, magazinimit dhe transportimit që do të njihen për qëllime fiskale.

II. Në lidhje me Taksat kombëtare:

Ligji nr.157/2014, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9975, datë 28.7.2008,“Për taksat kombëtare”, i ndryshuar”, sjell këto ndryshime:

  • Rritet taksa e qarkullimit nga 17 lekë/litër për benzinën dhe gazoilin bëhet 27 lekë/litër.
  • Përqindja e rentës minerare për përmbajtjen e mineralit metalor në produktin minerar është sa 2/3 e normë së rentës të përcaktuar sipas shojcës së grupit të parë (mineralet metalike).
  • Pushtetit vendor i takojnë 5% e të ardhurave nga renta minerare.
  • është shtuar taksa mbi primet e shkruara në masën 3% të shumës së primit, por përjashtohen primet e sigurimit për produket e jetës, shëndetit në udhëtim dhe kartonit jeshil.
  • Anijet e peshkimit përjashtohen nga pagimi i taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit.

III. Në lidhje me akcizat:

Ligji nr.158/2014, “Për disa ndryshime në ligjin nr.61/2012 “Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” sjell këto ndryshime:

  • Ndryshon shtojcën që përcakton shkallën e taksimit.
  • Ka shtuar si mall të taksueshëm edhe pijet energjike, të cilat do të taksohen 30 lekë/litër.

IV. NëlidhjemeTarifatDoganore:

Ligji nr.159/2014, “Për një ndryshim në ligjin nr. 9981, datë 8.9.2008, “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore”, të ndryshuar” ndryshon: 

  • Bën zero tarfifën doganore për artikujt që kanë kodin e NMK: 2709 00 90; 0511 10 00; 1001 99 00; 1101 00 11; 1101 00 15; 0103 91 10 100; 0102 29 29 100; 0102 29 29 200; 2309 90 31; 0407 11 00; 0407 19 11; 0407 19 19; 0105 11 11; 0105 11 19.
  • Tarifa doganore për gomat e reja pneumatike prej gome, ulet nga 15% në 10%. 

Së fundmi, në 4 Dhjetor 2014 është miratuar Ligji nr. 164/2014 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””, i cili ka sjellë ndryshime në procedurat tatimore, të cilat janë me interes për biznesin Tuaj, si më poshtë:

  •  Drejtoria e Apelimit Tatimor duhet t’i nxjerrë vendimet brenda një kohe më të shkurtër prej 60 ditësh, nga 90 ditë që ishte.
  •  Garancia bankare që lëshohet për të garantuar pagesën e detyrimit tatimor gjatë një procesi apelimi duhet të ketë periudhë vlefshmërie me jo më pak se 6muaj,pornëcdorastjomëpakse periudha kohore derisa vendimi të bëhet përfundimtar.
  •  E drejta e tatimpaguesit për të kërkuar rimbursim parashkruhet kur kanë kaluar 5 vjet nga data e dorëzimit të deklaratës tatimore, e përcaktuar në legjislacionin tatimor përkatës.
  •  Penaliteti për pagesë të vonuar të detyrimeve tatimore ndryshon dhe bëhet në normën 0.06% të vlerës së detyrimit tatimor të papaguar për cdo ditë vonese, i zbatuar për një periudhë të kufizuar kohe deri në 365 ditë.
  •  Edhe penaliteti për deklarimin e pasaktë tatimor fiksohet në nomën  0.06% të detyrimit tatimor të padeklaruar për cdo ditë vonese deri sa kryhet pagesa, por duke mos kaluar periudhën e 365 ditëve. Ky penalitet përdoret edhe për rastet e reduktimit të kredisë tatimore. 
  • Taksat në lidhje me vendimet gjyqësore do të publikohen në websiten e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
  • Një tatimpagues i cili ka status ose është i regjistruar si pasiv duhet të mos kryejë ndonjë aktivitet tregtar, se në të kundërt do të zbatohen penalitete.