Na Telefononi: +355 4 22 68 048

BOTIMI 16/9 | SHTATOR | 2015 - NDRYSHIME LIGJORE

BOTIMI 16/9 | SHTATOR | 2015 - NDRYSHIME LIGJORE

LEGJISLACION NE FUSHEN FISKALE

Udhëzim Nr. 6/4, datë 4.9.2015 Per disa ndryshime në udhëzimin nr. 6, datë 30.1.2015, “për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Ky Udhezim sjell disa ndryshime ne proceduren dhe rregullat e rimbursimit te TVSH-se si dhe ne emertimin e Drejtorise kompetente tatimore, duke ndryshuar ne kete menyre, emertimin “Drejtoria Rajonale Tatimore” me emertimin “Drejtoria e Rimbursimit te TVSH-se ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve”.

Keshtu Udhezimi parashikon ndryshime ne menyren e rimbursimit per marreveshjet financiare, procedurat e rimbursimit dhe te perjashtimit per diplomatet, organizatat nderkombetare, NATO-n. 

Kërkesa për rimbursim të TVSH-së, të paraqitura para datës së hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi, do të vazhdojnë të trajtohen nga drejtoritë rajonale tatimore, ndersa kërkesat për rimbursim të TVSH-së, të paraqitura në bazë të këtij udhëzimi, do të trajtohen nga Drejtoria e Vlerësimit të të Ardhurave dhe Kontabilitetit, deri në krijimin e Drejtorisë së Rimbursimit të TVSH-së pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

UDHËZIM Nr. 14/1, datë 4.9.2015 Per disa shtesa dhe ndryshime ne Udhezimin nr. 24, date 2.9.2008 “Per Procedurat Tatimore ne Republiken e Shqiperise”, te ndryshuar

Ky Udhezim parashikon disa ndryshime mbi procedurat tatimore te zbatueshme ne Republiken e Shqiperise.
Keshtu nder te tjera percaktohet se Tatimpaguesit që kryejnë qarkullimin e mallrave ose shërbimeve, për të cilat pagesat nuk kryhen nëpërmjet bankës, janë të detyruar të përdorin sistemin fiskal nëpërmjet përdorimit të pajisjeve fiskale, për regjistrimin e pagesave me para në dorë dhe për lëshimin në mënyrë të detyrueshme të kuponit tatimor.

Tatimpagues në sektorë të veçantë të ekonomisë, siç përcaktohet në VKM-në janë të detyruar të instalojnë dhe të përdorin sisteme të monitorimit të qarkullimit.

Gjithashtu ne lidhje me proceduren e rimbursimit te TVSH-se percaktohet se Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, nëpërmjet strukturave përkatëse të administratës tatimore, brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për rimbursim dhe 30 ditëve për tatimpaguesit eksportues, kryejnë procedurën e rimbursimit sipas këtij udhëzimi dhe miraton tepricën e TVSH-së së zbritshme si të rimbursueshme, si dhe parashikohet procedura e hollesishme e rimbursimit te TVSH-se.

Vendim nr. 647, datë 22.7.2015 “Për miratimin e procedurave e të kritereve për përfitimin e lehtësirave fiskale nga zhvilluesit dhe operatorëtqëoperojnënëzonateteknologjisë dhe zhvillimit ekonomik” 

Ne saje te ketij Vendimi te Keshillit te Ministrave percaktohen rregullat per hyrjen mallrave shqiptare ne zonen e teknologjise dhe zhvillimit ekonomik, hyrje e cila trajtohet si furnizim me shkalle zero TVSH-je nese keto mallra perdoren vetem qellime te veprimtarise ekonomike qe zhvillohet ne zone dhe per te cilen jane te destinuar, te furnizuara per zhvilluesin dhe per perdoruesit e vendosur ne zone. 

Gjithashtu percaktohen rregullat e daljes se mallrave nga zona e teknologjise dhe zhvillimit ekonomik. Ndersa mallrat apo produktet e transportuara nga nje zone e zhvillimit ekonomik ne nje tjeter, brenda territorit te Republikes se Shqiperise, konsiderohen si mallra qe kane dale nga zona e teknologjise dhe zhvillimit ekonomik dhe nuk jane subjekt i detyrimeve doganore dhe / ose tatimore. 

LEGJISLACION NE FUSHEN E NDERTIMEVE

Vendim nr. 671, datë 29.7.2015 «Për miratimin e rregullores së planifikimit të territorit »

Ky Vendim i Keshillit te Ministrave miraton rregulloren e re te planifikimit te territorit e cila percakton rregulla te unifikuara per strukturen, zbatimin, detajimin dhe monitorimin e zbatimit te planeve te zhvillimit te territorit.

Ne saje te ketij Vendimi percaktohen nder te tjera rregullat e reja te hartimit te dokumentit te planifikimit, llojin e dokumenteve te planifikimit, rregullat ne lidhje me planin e pergjithshem kombetar si dhe planet sektoriale, vendore etj. 

Gjithashtu ne kete rregullore percaktohet ndarja e territorit per qellime planifikimi dhe zhvillimi si dhe perdorimi i tokes dhe ndarjet e territorit. 

LEGJISLACION NE FUSHEN E SIGURISE NE PUNE

Vendim nr. 634, datë 15.7.2015 për miratimin e rregullores “për prezantimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë të grave shtatzëna dhe nënave të reja”

Ky Vendim i Keshillit te Ministrave miraton rregulloren per garantimin e sigurise dhe shendetit ne pune te grave shtazena dhe nenave te reja.

Kjo rregullore ka per qellim te percaktoje detyrimet e punedhenesve ne lidhje me vleresimin e riskut dhe informimin e punemarreseve, percaktimin e vlerave kufi te ekspozimit ne pune si dhe kohen e punes.

Keshtu, punedhenesi eshte i detyruar te kryeje vleresimin e riskut ne baze te aneksit te rregullores i cili parashikon listen jo shteruese te agjenteve,procesevedhekushtevetepunes,dhe punemarreset ne asnje rast nuk duhet te kryejne pune per te cilat vleresimi i riskut tregon ekspozim ndaj agjenteve dhe kushteve te punes te cilat rrezikojne sigurine dhe shendetin.

LEGJISLACION NE FUSHEN E MBROJTJES SE MJEDISIT

Vendim nr. 686, datë 29.7.2015 për miratimin e rregullave, të përgjegjësive e të afateve për zhvillimin e procedurës së vlerësimit të ndikimit në mjedis (vnm) dhe procedurës së transferimit të vendimit e deklaratës mjedisore

Me ane te ketij Vendimi te Keshillit te Ministrave percaktohen rregullat per zhvillimin e procedures paraprake te vleresimit te ndikimit ne mjedis, si dhe procedures se thelluar te vleresimit te ndikimit ne mjedis. Gjithashtu percaktohen kushtet per transferimin e vendimit apo te deklarates mjedisore nga zhvilluesi.