Na Telefononi: +355 4 22 68 048

BOTIMI 23/12 | DHJETOR | 2015 - NDRYSHIME LIGJORE

BOTIMI 23/12 | DHJETOR | 2015 - NDRYSHIME LIGJORE

SHTESA DHE NDRYSHIME Në KODIN E PUNëS Së REPUBLIKES SE SHQIPERISë

Ligj nr. 136/2015 Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

Ne Kodin e Punes se Republikes se Shqiperise behen Shtesat dhe Ndryshimet e meposhtme, te cilat hyjne ne fuqi 6 muaj pas publikimit ne Fletoren Zyrtare te Dates 22/12/2015.

Keshtu, sipas Ligjit Nr. 136/2015 te siperpemendur, parashikohet nder te tjera shtimi i Nenit 3/1 me titull “Punesimi i perkohshem i punemarresve te huaj ne Shqiperi”. 

Ky nen zbatohet në rastet kur një ndërmarrje e huaj i dërgon punëmarrësit në Shqipëri, për një periudhë jo më shumë se 12 muaj, për llogari dhe nën drejtimin e saj, ose i dërgon punëmarrësit në një ndërmarrje, pjesë të saj, në territorin e Shqipërisë, ose duke qenë agjenci për punë të përkohshme, rekruton një punëmarrës për një ndërmarrje pritëse, që është krijuar ose vepron në territorin e Shqipërisë.

Marrëdhënia e punësimit, që krijohet sipas rasteve të parashikuara me siper rregullohet nga dispozitat e legjislacionit shqiptar, lidhur me kohën maksimale të punës dhe kohën minimale të pushimit, kohëzgjatjen minimale të lejes së paguar vjetore, nivelin e pagës minimale etj.

Nder te tjera me Ligjin e siperpermendur, Neni 13 i cili parashikonte dispozitat ligjore per “Kontratat e Grupit”, kontrate e lidhur me nje grup punemarresish si teresi, eshte shfuqizuar.

Ne Nenin 18/1 te titulluar “Punesimi i perkohshem nga Agjencia”, tanime parashikohet se Agjencia e Punësimit të Përkohshëm nënkupton punëdhënësin, i cili, në bazë të një kontrate pune, punëson një punëmarrës për të punuar përkohësisht në një ndërmarrje pritëse dhe që ushtron të drejtat e detyrimet e punëdhënësit bashkërisht me subjektin pritës. 

Ndërmarrja pritëse është cdo punëdhënës, i cili punëson përkohësisht një punëmarrës, të vendosur nga Agjencia, dhe ushtron të drejtat e detyrimet e punëdhënësit bashkërisht me Agjencinë. Punësim i përkohshëm nga Agjencia do të konsiderohet periudha kur një punëmarrës kontraktohet nga Agjencia për t’u punësuar përkohësisht nga një ndërmarrje pritëse, me kusht që midis Agjencisë dhe punëmarrësit të ketë një marrëdhënie kontraktore punësimi.

Të drejtën e zgjidhjes së kontratës së punës e ka punëmarrësi dhe Agjencia ndersa pagat dhe përfitimet e tjera të punëmarrësit paguhen nga Agjencia.

Mosshlyerja e detyrimeve financiare nga ndërmarrja pritëse, kundrejt Agjencisë, nuk prek pagat dhe përfitimet e tjera të punëmarrësit.
Të gjitha detyrimet që kanë të bëjnë me deklarimet në organet tatimore, konfidencialitetin e të dhënave personale, si dhe zbritjet nga paga, lidhur me tatimin mbi të ardhurat dhe kontributin e sigurimeve shoqërore e shëndetësore të punëmarrësit janë përgjegjësi e Agjencisë. Gjithashtu parashikohet ne kete Ligj ndryshues te Kodit te Punes se punëdhënësi ka detyrimin të respektojë dhe të mbrojë në raportet e punës personalitetin e punëmarrësit, si dhe merr të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e shëndetit mendor dhe fizik të punonjësve.

Per sa i perket Mbrojtjes se të dhënave, Punëdhënësi, gjatë marrëdhënieve të punës, nuk duhet të mbledhë informacione lidhur me punëmarrësit, përvec rasteve, kur këto informacione lidhen me aftësitë profesionale të punë- marrësve ose janë të nevojshme për zbatimin e kontratës.

Ne kete Ligj ndryshues te Kodit te Punes, parashikohet se Puna e kryer në ditën e pushimit javor kompensohet me një shtesë page, jo më pak se 25 përqind, ose me një pushim të pagueshëm, të barabartë me kohëzgjatjen e punës së kryer plus një pushim shtesë, jo më pak se 25 për qind të kohëzgjatjes së kësaj pune.

Punëdhënësi mund të kërkojë kryerjen e orëve shtesë të punës, por jo më shumë se 200 orë në vit. Nuk mund të kërkohet kryerja e orëve shtesë javore kur punëmarrësi ka kryer 48 orë pune në javë.

Kohëzgjatja e pushimeve vjetore është jo më pak se 4 javë kalendarike gjatë vitit të punës në vazhdim. Pushimet vjetore nuk përfshijnë ditët e festave zyrtare.

Pushimet vjetore nuk zëvendësohen me pagesë, me përjashtim të rasteve kur marrëdhënia e punës ka përfunduar dhe punëmarrësi nuk i ka kryer pushimet që i takojnë.

Gjithashtu, gruaja, gjatë periudhës së shtatzënisë, në marrëveshje me punëdhënësin, ka të drejtë për leje të pagueshme për kryerjen e vizitave mjekësore, kur këto janë të nevojshme të kryhen gjatë orarit të punës.

Punëdhënësi paguan punëmarrësit në mënyrë të barabartë, për punë të njëjtë ose punë me vlerë të barabartë, pa diskriminuar për ndonjë nga shkaqet e përmendura ne Kod.

Nje tjeter risi e ketij Ligji ndryshues eshte parashikimi i Lejes Prinderore e cila i jepet Punëmarrësit, i cili ka më shumë se një vit pune të pandërprerë tek i njëjti punëdhënës, ka të drejtë për një leje të papagueshme, jo më pak se 4 muaj, derisa fëmija që ka në ngarkim të arrijë moshën 6 vjec.

Per sa i perket afateve te njoftimit te perfundimit te marredhenies se punes, pas kohës së marrjes në provë, për të zgjidhur kontratën me periudhë të pacaktuar, palët duhet të respektojnë një afat njoftimi prej dy javësh, kur marrëdhënia e punësimit ka zgjatur deri në gjashtë muaj, prej një muaji, për kohëzgjatjen mbi gjashtë muaj deri në dy vjet, prej dy muajsh, për kohëzgjatjen mbi dy vjet deri në pesë vjet, dhe prej tre muajsh, për kohëzgjatjen për më shumë se pesë vjet.

Gjatë periudhës së njoftimit, kur kontrata e punës zgjidhet nga ana e punëdhënësit, punëmarrësi përfiton, së paku, 20 orë leje të pagueshme në javë për të kërkuar punë të re.

Në njoftimin me shkrim, punëdhënësi përcakton arsyet e zgjidhjes së kontratës, të cilat lidhen me shkaqe të tilla si aftësia, sjellja e punëmarrësit ose kërkesat operacionale të ndërmarrjes. Punëdhënësi, i cili nuk respekton procedurën detyrohet t’i japë punëmarrësit një dëmshpërblim të barabartë me pagën e dymuajve,që i shtohet dëmshpërblimeve të tjera të mundshme. 

Per sa i preket pushimit kolektiv nga puna, vlerësohet pushim kolektiv nga puna përfundimi i marrëdhënieve të punës nga punëdhënësi, për arsye që nuk kanë të bëjnë me punëmarrësin, kur numri i pushimeve nga puna, brenda 90 ditëve, është, të paktën, 10 punëmarrës për ndërmarrjet me deri në 100 punonjës; 15, për ndërmarrjet me mbi 100 deri në 200 punonjës; dhe 20, për ndërmarrjet me mbi 200 punonjës.

Për punëmarrësit në administratën publike, kur ka një vendim të formës së prerë për kthimin në vendin e mëparshëm të punës, punëdhënësi është i detyruar të zbatojë këtë vendim.

Nëse kontrata zgjidhet pa shkaqe të justifikuara, punëmarrësi ka të drejtë të ngrejë padi kundër punëdhënësit, në gjykatën kompetente, brenda 180 ditëve nga dita e zgjidhjes së marrëdhënieve të punës.