Na Telefononi: +355 4 22 68 048

BOTIMI 30/12 | DHJETOR | 2015 - NDRYSHIME LIGJORE

BOTIMI 30/12 | DHJETOR | 2015 - NDRYSHIME LIGJORE

LEGJISLACION NE FUSHEN DOGANORE

Vendim i KM nr. 1089 date 28.12.2015 “Per miratimin dhe publikimin zyrtar te Nomenklatures se Kombinuar te Mallrave, 2016

Ne saje te Ketij Vendimi te KM miratohet Nomenklatura e Kombinuar e Mallrave per vitin 2016, si dhe shfuqizohet Nomenklatura e Kombinuar e Mallrave 2015.

NJOFTIM I GJYKATES KUSHTETUESE TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE

Mbledhja e Gjyqtareve te Republikes se Shqiperise pasi mori ne shqyrtim kerkesen e paraqitur per pezullimin e zbatimit te ligjit nr. 99/2015 “Per disa ndryshime ne ligjin nr. 9920 date 19.05.2008 “Per Procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise, te ndryshuar”, urdheroi pezullimin e zbatimit te ligjit nr. 99/2015 “Per disa ndryshime ne ligjin nr. 9920 date 19.05.2008 “Per Procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise, te ndryshuar”, deri ne hyrjen ne fuqi te Vendimit te Gjykates Kushtetuese.

LEGJISLACION NE FUSHEN E ENERGJISE

Vendim i KM nr. 1033 date 16.12.2015 “Per miratimin e metodologjise se percaktimit te tarifave fikse te energjise qe do tu paguhen prodhuesve te energjise elektrike nga hidrocentralet”.

Ne saje te ketij Vendimi te KM, metodologjia e percaktimit te tarifave fikse te energjise elektrike eshte si me poshte: Cmimi i shitjes (leke/KWh) = Cmimi mesatar i vitit perkates te burses hungareze (HUPX) te energjise elektrike ne euro cent / KWh X koeficientin 1.24 X normen mesatare te kembimit ne euro/leke per vitin e fundit.

LEGJISLACION NE FUSHEN E BIZNESIT

Ligj nr. 131 date 26.11.2015 “Per Qendren Kombetare te Biznesit”.

Ne saje te ketij Ligji krijohet Qendra Kombetare e Biznesit (QKB), institucion i administrates shteterore me personalitet juridik ne varesi te ministrit pergjeges per tregtine, me seli ne Tirane.

QKB ka per funksion te mbaje regjistrin tregtar, te kryeje regjistrimin e subjekteve ne regjistrin tregtar, te leshoje certifikata, ekstrakte, trajton procedurat e licencimit, te autorizimit apo te lejeve, sipas ligjit qe rregullon licencat, autorizimet dhe leje