Na Telefononi: +355 4 22 68 048

    You are here

    • You are here:
    • Home > Projekte Ndërkombëtare

Projekte Ndërkombëtare

  • Projekt i Bashkimit Evropian “Hartimi i legjislacionit dytësor, VKM, fondet e prokurimeve publike” legjislacioni shqiptar.
  • Projekt i grupit të Bankës Botërore dhe IFC, hartimi i legjislacioneve sekondare mbi te drejtën e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit dhe të udhëheqësit përkatës për Ministrinë e Çështjeve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve.
  • Programi i Bashkimit Evropian EU Cards “Zbatimin e Planit Kombëtar për Përafrimin e Legjislacionit Mjedisor” Hartimi i “Ligjit mbi Ujin” në përputhje me kuadrin e direktivave mbi ujin të Bashkimit Evropian.
  • Projekt i grupit të Bankës Botërore dhe IFC për hartimin e ligjit mbi mbetjet nga bateritë dhe akumulatorët. Transpozimi i Direktivës së Bashkimit Evropian. Shqyrtim / analizë e legjislacionit kombëtar aktual mbi mbetjet dhe rrymat e mbetjes përfshirë bateritë, bateritë e makinave dhe rregulloret përkatëse për t’u përdorur si udhëheqje gjatë hartimit të ligjit.
  • Hartimin e Ligjit për Shërbimin e Veterinarisë në Shqipëri me projektin “përmirësimi i mbrojtjes së konsumatorëve kundër sëmundjeve zoonotike – me numër identifikimi EuropeAid/128304/C/SER/AL” në Shqipëri (PAZA).
  • Projekti SELEA, Asistencë Teknike për Përforcimin e Kapacitetit të Ministrisë të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimin e Ujërave për hartimin e ligjit dhe zbatimin e legjislacionit mjedisor kombëtar.
  • Projekt i Bankës Botërore dhe IFC. Analiza e Sistemit të Sigurisë Ushqimore në Shqipëri. Kryerja e analizës të detajuar të infrastrukturës aktuale te sigurisë ushqimore që është realizuar apo do të realizohet (në përputhje me kuadrin ligjor lokal) në Shqipëri dhe krahasimi me standardin e referimit te sistemit te sigurisë ushqimore në Bashkimin Europian.
  • Programi ELI CARDS, «zbatimi i planit kombëtar për përafrimin e legjislacionit mjedisor » i Ministrisë së Mjedisit.
  • Projekti DIKTAS, është një projekt i mbështetur nga Shtetet e formacioneve ujëmbajtëse të përbashkëta mbështetur nga Fondi Botëror i Mjedisit (FEM).