
Në ditët e sotme industria detare është e ndërlidhur me gjendjen e ekonomisë globale e cila vitet e fundit ka ndikuar në këtë sektor duke sjellë rritjen e shpenzimeve dhe uljen e fitimit dhe duke kushtëzuar në këtë mënyrë proceset në aktivitetin e këtij sektori.
Ekspertiza jonë në këtë fushë mbulon spektrin e plotë të shërbimeve juridike, dhe specialistët e sektorit janë të orientuar për të dhënë zgjidhjet më praktike për operatorët e fushës.
Praktikat tona përfshijnë:
- Këshillimi në rast te mosmarrëveshjeve që rrjedhin nga zbatimi i të drejtës detare ndërkombëtare;
- Përfaqësimi në çështje kombëtare dhe ndërkombëtare në lidhje me legjislacionin e transportit detar;
- Hartim i marrëveshjeve Charter.