
Siguria e furnizimit me energji dhe reduktimi i vazhdueshëm i burimeve natyrore janë disa ndër sfidat kryesore me të cilat po përballen qeveritë në mbarë botën.
Masat e marra për përmirësimin e politikave në lidhje me shfrytëzimin sa më efikas të burimeve natyrore duke mbrojtur mjedisin kanë bërë të mundur që operatorët e kësaj fushë të përballen me kërkesa komplekse dhe sfiduese.
Asistenca jonë, mbulon gjithë spektrin e sektorëve të energjisë dhe mundëson drejtimin e sigurt në përballje me kërkesat gjithnjë e në rritje të kësaj fushe nëpërmjet këshillimit ligjor të një niveli të lartë, eksperiencës dhe profesionalizmit.
Praktikat tona përfshijnë:
- Këshillim dhe asistencë ligjore në sektorët e energjisë elektrike, naftës dhe gazit, minerare;
- Këshillim i plotë dhe ndjekje e ekzekutimit të Marrëveshjeve Hidrokarbure;
- Konsulencë në lidhje me procedurat dhe aplikimet në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN);
- Këshillim dhe asistencë në zbatim të lejeve, licencave dhe autorizimeve të lëshuara nga QKL, ministritë dhe autoritetet lokale;
- Konsulencë dhe asistencë mbi legjislacionin e zbatueshëm në lidhje me operacionet, legjislacionin tatimor, përjashtimet e aplikueshme dhe procedurat tatimore;
- Përgatitja e kontratave dhe marrëveshjeve me punonjësit, nenkontraktorët për operacionet e shpimit, transportit, shërbimeve sizmike, trajtimit të mbetjeve, ujërave, shërbimet e sigurisë fizike, kontratat e qirasë së tokës,
- Ndjekja e procedurave dhe përgatitja e dokumentacionit për prokurimet e shërbimeve në përputhje me marrëveshjet hidrokarbure dhe detyrimet e saj.
- Identifikimi i tokave dhe pronareve të tokave ku do ndërtohen sheshet e shpimit dhe kryhen operacionet, konsulencë ligjore për shpronësimet, të drejtat e pronësisë, përgatitja e dokumentacionit dhe aplikimet e nevojshme në varësi të statusit të tokës, marrëdhënia dhe negociata me pronarët.