
Veprimtaria tregtare është fokusi ynë. Të vetëdijshëm për rëndësinë që ka çdo lloj marrëveshje tregtare nga më e zakonshmja deri tek ato më komplekset, formulojmë strukturën e duhur për mbrojtjen maksimale të interesave të klientëve tanë.
Eksperienca jonë në këtë fushë mbulon gjithë gamën e shërbimeve, duke filluar nga regjistrimi i një shoqërie, dege ose zyrë përfaqësimi, ndryshimi i formës ligjore deri në ndjekjen e procedurave te likuidimit dhe falimentimit.
Ofrojmë një mbështetje të qëndrueshme për klientët tanë, bazuar në përvojë shumëvjeçare në sektorët kryesorë te industrisë.
Praktikat tona përfshijnë:
- Themelimi dhe regjistrimi i shoqërive të reja dhe zyrës së përfaqësimit apo degës së shoqërisë së huaj në Shqipëri;
- Ndjekja e procedurave pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR);
- Këshillim mbi dokumentet e nevojshme për çdo procedurë, dhe ndryshimi i të dhënave të shoqërisë për t’u reflektuar në regjistrin tregtar, përgatitje e dokumenteve dhe ndjekje e aplikimeve;
- Këshillim mbi detyrimet ligjore të regjistrimit dhe aplikimi për NIPT sekondar;
- Ndjekje e gjithë procedurave pranë Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL);
- Këshillim mbi çdo procedurë, përmbushje e kushteve të licencës, përgatitje e dokumenteve dhe ndjekje e aplikimeve për çdo ndryshim të kompanisë për t’u reflektuar në regjistrin e licencave.