Na Telefononi: +355 4 22 68 048

    You are here

Koncesionet dhe Prokurimet Publike

Kontratat publike konsiderohen me shumë interes nga operatorët e biznesit, por duhet kuptuar se marrëdhëniet tregtare me subjektet publike janë mjaft të ndryshme nga ato me kompanitë private.

Procedura që përdoret kryesisht nga autoritetet publike për prokurimin publik ose për koncesionet është tenderimi dhe rregullat e këtij procesi kanë një rrol shumë të rëndësishëm për operatorët e biznesit.

Ekspertiza jonë ne këtë  fushë mbulon të gjitha procedurat e ndërmarra nga Autoritetet Kontraktore për përzgjedhjen e fituesve për kontratat publike – të financuara nga buxheti i shtetit – për mallra, punë dhe shërbime, gjithashtu përfshin asistencën për marrëveshjet koncesionare/partneritetesh publike private, për investime të bazuara në koncesione/partneritete publike private, dhe çështjet që lidhen me rregullimet dhe mbështetjen financiare në lidhje me koncesionet/partneritetet publike private.

Praktikat tona përfshijnë:

  • Shërbime ligjore të specializuara në çështjet  procedurale dhe ligjore të lidhura me punimet publike, ofertat dhe shërbimet, si dhe Ortakëritë Private Publike (OPP-të).
  • Negocimi dhe strukturimi i projekteve, duke konsultuar për pajtueshmërinë me procedurat e tenderit dhe kontratat publike dhe përfaqësimin e klientëve në vlerësimin e riskut, pajtueshmërinë me rregullat.
  • Përgatitja dhe hartimi i propozimeve, dokumenteve të tenderit dhe këshillim për procedurat e tenderit, legjislacionit në fuqi si dhe ndjekjen e procedurave ankimore.
  • Në lidhje me koncesionet ofrohet këshillim ligjor për parashikimet e legjislacionit në fuqi që lidhen me dhënien me koncesion, propozimet e pa kërkuara,  procedura, dokumentacioni, afatet, ankimi dhe autoritetet përgjegjëse për trajtimin e tyre.
  • Konsulencë dhe asistencë ligjore në ndjekjen dhe zbatimin e kontratave koncesionare.
  • Konsulencë dhe ndjekje e procedurave për marrjen e të gjitha lejeve të nevojshme të ndërtimit, ato mjedisore, për përdorimin e ujit, certifikatat e pronësisë, raportimet periodike dhe korrespondencat me institucionet publike të lidhura ngushtësisht me aktivitetin e tyre.
  • Negociata me investitorët, përgatitja e marrëveshjeve të bashkëpunimit, kredive dhe huave.
  • Përgatitja, shqyrtimi dhe procedurat për përfshirjen e ortakëve të huaj deri në transferimin e kuotave të shoqërisë koncesionare.