
Burimet natyrore, si mineralet, pyjet, uji, toka dhe ajri përbëjnë bazën e mirëqenies ekonomike të shoqërisë botërore, por ato po përdoren në mënyrë më të shpejtë në krahasim me mundësitë e rigjenerimit të tyre.
Strategji afatgjata janë ndërmarrë kudo për të minimizuar impaktin mjedisor, ku pjesë kryesore zë ndryshimi i procedurave dhe legjislacionit. Përmbushja e kërkesave mund të jetë një sfidë për operatorët e biznesit pasi këto ndryshime prekin aktivitetin e tyre të përditshëm. Gjithashtu një detyrë e rëndësishme është të sigurohet pajtueshmëria me kërkesat ligjore.
Ekspertiza jonë mundëson një përgjigje efektive ndaj ndryshimeve dhe kërkesave ligjore gjithnjë e më të rrepta të kësaj fushe.
Praktikat tona përfshijnë:
- Konsulencë dhe ndjekje e procesit dhe procedurave për marrjen e Lejeve dhe Licencave në fushën e ndikimit në mjedis;
- Ndjekje e përputhshmërisë të Lejeve dhe Licencave me kërkesat ligjore;
- Konsulencë dhe përgatitja e kontratave në lidhje me menaxhimin e mbetjeve, mënyrën e trajtimit te tyre, vendin e trajtimit dhe ciklin e plotë të trajtimit të tyre.
- Konsulencë dhe ndjekje procedurash për aplikimin për Kodin Unik të Mbetjeve dhe plotësimi i dokumenteve për ciklin e transferimit të mbetjeve nga gjeneruesi deri në asgjësimin final të tyre.
- Konsulencë mbi transportin e mallrave të rrezikshme;
- Konsulencë mbi Lejet dhe procedurat e tyre mbi transportin dhe trajtimin e ujërave të zeza;