
Ekipi ynë i Pronësisë intelektuale ofron konsulencë dhe zbaton projekte të fokusuar në përdorimin dhe zbatimin sa më efikas të të drejtave të pronësisë intelektuale. Asistojmë klientët tanë për transaksionet e mundshme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar me ndikim në të drejtat e tyre mbi markat / patentat e regjistruara.
Ofrojmë njohuritë tona, duke i kuptuar sfidat e tregut në një mjedis në evolucion të vazhdueshëm teknologjik.
Përvoja jonë në fushën e pronësisë intelektuale dhe të drejtave të autorit mbulon sektorët e mëposhtëm: financë, energji, infrastrukture, transport, shkencë & shëndetësi, teknologji dhe inovacion,
Praktikat tona përfshijnë:
- Këshillime ligjore në lidhje me mbrojtjen e markave tregtare, patentave, logove, veprave;
- Shërbime këshillimi, përgatitja e dokumentacionit, aplikimet dhe ndjekja e procedurave në DPPM për procesin e regjistrimit të markës / patentës deri në marrjen e Certifikatës së Regjistrimit.
- Përgatitje e kontratave dhe dokumenteve të tjera ligjore për mbrojtjen, administrimin dhe shfrytëzimin e të drejtave të pronësisë intelektuale;
- Këshillim i përgjithshëm në fushën e Pronësisë Intelektuale dhe të Drejtën e Autorit;
- Due Diligence e te drejtave te autorit;
- Këshillime në lidhje me licencimin, caktimin dhe transferimin e të drejtave të autorit.