Na Telefononi: +355 4 22 68 048

    You are here

Punësim dhe Imigracion

Si në gjithë shtetet e tjera, ligjet në lidhje me punësimin pësojnë ndryshime të shpeshta nisur nga politikat e reja që ndërmarrin qeveritë për zhvillim dhe për qasje të re ndaj punësimit, e cila të jetë sa më e drejtë dhe në garantim të kushteve sa më korrekte të punës.

Me përvojën e konsiderueshme, ne rregullisht këshillojmë operatorët e biznesit dhe subjekte të tjera mbi aspektet e ligjit për punësimin sikurse asistojmë në ndjekjen e procedurave të ndryshme që kanë lidhje me një sërë çështjesh të fushës të ndryshme, që nga hartimi i kontratave të punës deri në nxjerrjen e lejeve të nevojshme për të punuar në Shqipëri.

Praktikat tona përfshijnë:

  • Hartimi, amendimi dhe përfundimi i kontratave të punës;
  • Përgatitja e dokumentacionit dhe asistenca për procedurat në lidhje me përfundimin e marrëdhënieve të punës;
  • Këshillim mbi deklarimet pranë Zyrës së Punës, kushtet ligjore, llojet e deklarimeve për punëmarrësit shqiptarë dhe të huaj;
  • Këshillim mbi imigracionin për shtetasit të BE, SHBA, dhe llojet e vizave të zbatueshme;
  • Këshillim mbi dokumentet e nevojshme për të huajt dhe ndjekja e procedurave për pajisjen me Leje Pune dhe Leje Qëndrimi.