
Në mjedisin ekonomik gjithnjë në ndryshim, regjimet tatimore gjithashtu evoluojnë në mënyrë të ngjashme. Tregtia ndërkombëtare gjithashtu krijon çështje tatimore komplekse të cilat kërkojnë nga kompanitë që të thellojnë njohuritë e tyre në kompleksitetin e ligjeve mbi taksat.
Kemi ofruar këshillim mbi fushën fiskale duke mbuluar spektrin e plotë të çështjeve tatimore në rang kombëtar dhe ndërkombëtar. Ekipi ynë në këtë fushë punon me klientë nga një gamë e gjerë sektorësh për t’i dhënë zgjidhje problematikave me të cilat ata mund të përballen në këtë fushë.
Praktikat tona përfshijnë:
- Këshillim për taksat e zbatueshme në nivel lokal dhe kombëtar;
- Opinione ligjore dhe interpretim legjislacioni në lidhje me përjashtimet;
- Çështjet lidhur me zbatimin e Tatimit në Burim;
- Taksa mbi infrastrukturën dhe pasuritë e paluajtshme;
- Çështjet në lidhje me Marrëveshjet për shmangien e taksimit të dyfishtë;
- Zbatimi i akcizave dhe përjashtimet;
- Ndjekja e vlerësimit tatimor në rrugë administrative dhe në procedime gjyqësore.