
Sektori TI është ndër sektorët me zhvillimet më të shpejta. Kjo sjell për operatorët e këtij biznesi përballje me kërkesa gjithnjë e në rritje dhe ndryshime në legjislacionin përkatës.
Ekipi ynë kombinon njohuritë në një sërë fushash për të arritur drejt një qasje të vetme që ofron zgjidhjen më optimale në transaksionet e përfshira në sektorin e TI.
Bazuar në përvojën e ekspertëve tanë, këshillimi mbulon gamën e plotë të transaksioneve të fushës së teknologjisë së informacionit.
Praktikat tona përfshijnë:
- Këshillim mbi legjislacionin e zbatueshëm;
- Procedurat dhe marrëdhëniet me autoritetet përgjegjëse publike;
- Këshillim dhe ndjekje e procedurave mbi Licencimin Software, Sistemet e integrimit dhe zhvillimit;
- Asistence ligjore, përfaqësim dhe ndjekje e procedurave administrative, ankimeve dhe çështjeve gjyqësore.