Na Telefononi: +355 4 22 68 048

    You are here

Zgjidhja e Mosmarrëveshjeve

Me përvojë në menaxhimin e proceseve gjyqësore, në të gjithë sektorët, avokatët tanë parandalojnë dhe zgjidhin konfliktet ligjore duke ofruar këshilla praktike që fokusohen në objektivat strategjike të klientëve tanë.

Praktika jonë në këtë fushë ka një histori të gjatë, me një numër të konsiderueshëm arritjesh për çështje mjaft komplekse në nivel lokal dhe arbitrazhi.

Të vetëdijshëm se çdo mosmarrëveshje ka karakteristikat e saj të veçanta duke përfshirë  ndjeshmërinë dhe faktorët tregtar, praktikat tona përfshijnë:

  • Analiza për zgjidhje strategjike, opinione ligjore për detyrime potenciale, mosmarrëveshje dhe planifikime për zgjidhjen paraprake, të projektuara për të ndihmuar klientët të administrojnë riskun;
  • Përfaqësim i kompanive gjatë negociatave me autoritetet publike dhe palë të treta;
  • Përfaqësim ligjor në zgjidhjet jashtë gjyqësore;
  • Përgatitje e ankimeve dhe dokumenteve, komunikimeve, raporteve, paraqitja në seanca gjyqësore në te gjitha shkallet e gjykimit në Shqipëri.